Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 09:22

Pekin – Të paktën 11 marinarë kinezë janë vrarë, ndërsa dy llogariten të zhdukur, pasi anijet e tyre janë sulmuar në lumin Mekong, në rajonin e Trekëndëshit të Artë, kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Trekëndëshi i artë gjendet midis Manillas, Laos dhe Tajlandës dhe është i njohur për prodhimtari dhe tregti të drogës.

Sulmuesit llogaritet të jenë tregtarë me drogë dhe kanë dëshiruar t’i shfrytëzojnë anijet e tyre për transport të drogës.