Stamboll – Aktivistët kurdë janë detyruar që të heqin dorë nga planet e tyre të sotme për protestë masive, pasi që policia i bllokoi rrugët dhe i ktheu autobusët me kurdë, të nisura në veriperëndim drejt burgut, në të cilin dënimin e tyre burgim të përjetshëm e vuan lideri i kryengritësve kurdë, Abdulla Oxhalan, transmetuan agjencitë botërore.
Valija i qytetit Bursa bëri të ditur se ngjarja është ilegale dhe policia e pengoi rrugën drejt portit të vogël Gemlik në Detin Marmara, përballë ishullit Imrala, ku Oxhalan është i burgosur.
Policia dje pasdite e pengoi kolonën prej rreth 1.000 personave ta braktisë Dijarbakirin, qyteti më i madh në pjesën juglindore të vendit, e populluar kryesisht me kurdë, kumtoi televizioni privat NTV.
Lideri i PKK-së, Abdulla Oxhalan ka zhvilluar bisedime me përfaqësues turq për ndërprerje të konfliktit mes separatistëve kurdë dhe autoriteteve turke.
Sunday, 09 October 2011 16:42