Lajme Shqip Sunday, 09 October 2011 15:01

Prishtinë – Kryetari i Asamblesë Nacionale të Kuvajtit, Jassem Mohammad Al Kharafi, në një takim sot në Prishtinë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kuvajtit.

Ai me këtë rast përcolli edhe përshëndetjet e përzemërta të kryeministrit të Kuvajtit si dhe njoftoi kryeministrin kosovar që në ditët në vijim pritet të mirret vendimi i shumëpritur për  njohjen e shtetit të Kosovës.

Po ashtu, ai përcolli ftesën e kryeministrit të Kuvajtit për kryeministrin Thaçi, që në një afat të shkurtër të vizitojë Kuvajtin dhe që me këtë rast do të nënshkruhen marrëveshjet e bashkëpunimi në shumë fusha, posaçërisht në funksion të investimeve të reja dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë kosovare.

Shefi i qeverisë kosovare u shpreh i gatshëm që me një delegacion të Republikës së Kosovës gjatë këtij viti të vizitojë Kuvajtin.

Kryeparlamentari kuvajtian, Al Kharafi, po qëndron në Prishtinë me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Jakup Krasniqi, i cili e ka pritur në takim dje padite.