Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 14:42

Tetovë – Kryesia qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare sot i shqyrtoi informacionet e terrenit për procesin e regjistrimit të popullatës në Maqedoni.

“Sipas fakteve dhe informacioneve që PDSH-ja i ka në terren edhe një herë u konfirmua vlerësimi jonë i dhënë para fillimit të procesit të regjistrimit se ai është i manipuluar nga ana e Qeverisë dhe sipas formës dhe qenësores. Ne do të përpiqemi në të gjitha mënyrat ta sensibilizojmë opinionin ndërkombëtar dhe organet vëzhguese për këtë gjendje. Jemi shumë afër që të marrim vendim se rezultatet nga ky regjistrim nuk do të jenë të pranishme për PDSH-në dhe për shqiptarët në Maqedoni”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Metin Izeti.

Izeti paralajmëroi se kjo parti do t’i theksojë të gjitha problemet dhe do të dalë me qëndrimin e saj të qartë për procesin e regjistrimit në Maqedoni.