Shtip – Në Shtip sot u mbajt tribuna me temë “Stop për keqpërdorimin e liberalizimit të vizave”, ku morën pjesë zëvendëskryetarja e Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Zv/kryeministrja Arifi potencoi se liberalizimi i vizave nuk guxon të keqpërdoret, pasi është një përfitim i madh për të gjithë qytetarët.
“Ajo që më pak ose minimal po keqpërdoret liberalizimi i vizave, ne marrim dosje më të mirë si shtet. Sigurisht u është e qartë njerëzve të cilët kanë provuar të marrin azil se kjo është e pamundur dhe mendoj se me një angazhim të përbashkët të vendit tonë dhe vendeve nga BE-ja përmes shumë projekteve po kontribohet në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Arifi.
Ajo theksoi se Maqedonia si vend-kandidat për anëtarësim në BE, duhet të ketë zero situata për keqpërdorim të liberalizimit të vizave.
Sipas ministrit të Punëve të Jashtme Popovski, duhet të mbahen të gjitha beneficionet nga liberalizimi i vizave.
“Nder është për çdo qytear të Republikës së Maqedonisë që me dinjitet të udhëtojë pa kurrëfarë maltretimesh në 28 vende nga zona Shengen. Përfitimi është shumë i madh, ta ruajmë liberalizimine vizave për të gjithë ne”, thotë Popovski.
“Në pyetjen se si e komenton qëndrimin e Greqisë se Maqedonia është frenuesi në negociatat për emrin, shefi i diplomacisë tha se çdoherë analizat duhet t’i bazojmë në bazë të afkteve, e jo mbi percepcionet.
“Fakt është se Republika e Maqedonisë është partner aktiv dhe kontstruktiv në këtë proces dhe ne në këtë frymë i ndërtojmë marrëdhëniet dhe në këtë drejtim do t’i zhvillojmë në të ardhmen”, tha Popovski në tribunën e sotme në Shtip.
Friday, 07 October 2011 15:58