Beograd – Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, pas takimit që pati sot me ndërmjetësin evropian, Robert Cooper, deklaroi se Qeveria e Serbisë nuk e ndryshon qëndrimin,
sipas të cilit dialogu me Kosovën rreth telekomunikacionit dhe çështjeve të tjera nuk do të vazhdojë para se të zgjidhet problemi i veriut të Kosovës.
Bogdanoviq, siç bën të ditur FoNet, ka thënë se Qeveria e Serbisë dhe serbët e Kosovës kërkojnë hetim të paanshëm rreth asaj se kush është fajtor për konfliktin në Jarinje, më 27 shtator.
Ai tha se kushdo që të dalë fajtor, duhet të përgjigjet.
Ndërmjetësi evropian, Robert Cooper të hënën qëndron në Prishtinë.
Friday, 07 October 2011 15:24