Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 15:04

Prishtinë – Ministria e Jashtme e Kosovës thotë se ka nisur një dinamikë te re të lobimit, sidomos në vendet për Kooperim Islamik dhe të Ligës Arabe. Ka sinjale të disa vendeve që mund ta njohin Kosovën. Sinjalet vijnë edhe nga Kuvajti.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kuvajt. Ndërsa, zëdhënësi Artan Behrami, tha se nesër një delegacion i lartë nga Kuvajti do të qëndrojë në Kosovë, e gjatë javë së ardhshme edhe një delegacion nga Egjipti.

Paralajmërimet për njohje të Kosovës nga disa vende afrikane nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe moszyrtarizmi tyre, për partitë opozitare paraqet joseriozitet të veprimit dhe moskoordinim brenda bartësve të politikës së jashtme.

Ndërsa, ministri Hoxhaj mohon kategorikisht se ka garë për dhënien e lajmit për njohje. (LajmeShqip.com)