Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 14:23

Angli – Sipas burimeve të mediave angleze bukuroshja nga Barbados ka filluar të frekuentohet me modelin dhe ish boksierin anglez Dudley O’Shaughnessy. Ata kanë dalë bashkë mbrëmjen e djeshme dhe Rihanna e ulur përkrah tij në makinë rrezatonte me buzëqeshjen e saj.

Fituesja e çmimit Grammy thuhet se po frekuentohet me ish boksierin olimpik të Britanisë, pasi është takuar me të gjatë xhirimeve të klipit të fundit. Thuhet se ai do të shfaqet i kapur përdore edhe në klipin e saj “We Found Love”. Boksieri anglez 21 vjeçar, ka filluar të pozojë si model që përpara dy viteve.

Sipas burimeve të The Sun, Rihanna nuk e ka fshehur aspak simpatinë e saj ndaj Dudley-it gjatë xhirimeve të klipit. Duket se atyre u ka ngjitur prania e njëri-tjetrit menjëherë, aq sa Rihanna është parë të ulet edhe në prehërin e tij!

Sipas ngjarjeve të fundit, ka të ngjarë që Rihannën ta shohim së shpejti në çift… (LajmeShqip.com)