Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 11:31

David Beckham, ylli ndërkombëtar i futbollit fiton 13.871.000 euro në vit.

Përafërsisht ai fiton 38 mijë euro në ditë, ku 6 milion vijnë vetëm nga skuadra e tij e LA Galaxy.

Rezultatet e të ardhurave nga firma e tij për prodhimet sportive në Kinë dhe Indi nuk kanë dalë ende, gjë që ka për të ngritur akoma më shumë fitimet e këtij futbollisti.

Një burim tjetër fitimiesh për të është edhe linja e veshjeve “Beckham”, linjë e përbashkët me gruan e tij Victoria.

Pikërisht dje ylli i futbollit ka thënë se këto ditë do të vendosë me familjen e tij se me cilën skuadër do të luajë, duke qënë se në fund të muajit të ardhshëm përfundon edhe kontrata me LA Galaxy. (LajmeShqip.com)