Kurt Cobain ka 17 vite që ka vdekur dhe brenga e Courtney Love, ish gruas së tij, nuk është shuar akoma. Në një intervistë për Vanity Fair ajo ka shprehur pa hezitim mendimin e saj përballë gazetarit Nancy Jo Sales:
“Në qoftë se ai do të rikthehej pikërisht tani në jetë, do të isha unë ajo që do ta rivrisja për gjithçka çfarë na shkaktoi neve!”
Pas këtij momenti imagjinate ka shtuar: “Jo! Më parë do të kisha bërë dashuri me të dhe pastaj do ta kisha vrarë…” duke kujtuar se për shkak të gjëndjes depresive që pësoi pas vdekjes së Cobain, asaj i është dashur të marrë ilaçe për të fjetur për vite me rradhë.
Më pas ajo ka hapur ditarin, e ka shfletuar shkujdesshëm dhe i ka lexuar gazetarit një pjesë ku tregon që vajza e saj e vetme Frances Bean Cobain nuk dinte të lexonte deri në moshën 7 vjeçare.
“Është faji im, e di! Unë nuk i kam lexuar asnjëherë asgjë!… Po në spektaklet e Broadway përse nuk e kam çuar asnjëherë? Ajo gjithmonë i ka pëlqyer këto spektakle muzikore…”
Vajza e çiftit, Frances, iu dha nën kujdestari gjyshes kur ajo ishte 13 vjeç, pasi Courtney kaloi në overdozë duke rrezikuar vetë jetën e saj. Frances dhe Courtney mund të jetojnë bashkë vetëm duke nisur nga viti i ardhshëm, kur vajza të ketë arritur moshën maxhorene.
Kurt Cobain, këngëtari i grupit legjendar “Nirvana” u nda nga jeta në vitin 1994 pas një vetvrasjeje tragjike. Ndër të tjera Courtney ka lëshuar akuza edhe ndaj disa njerëzve të afërt të këngëtarit, të cilët duke përfituar nga vdekja e tij, janë bërë me vila dhe llogari të majme bankare. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 10:47 