Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 09:03

Tiranë – Ish-Presidenti Ramiz Alia, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotmë në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet, në moshën 86-vjeçare.

Presidenti i parë i shtetit pluralist shqiptar, Ramiz Alia, prej disa kohësh vuante nga  trenboembolia pulmonare dhe për këtë arsye ai ishte shtruar disa herë në reanimacion.

I lindur  më 18 tetor 1925, në Shkodër dhe i diplomuar në shkollën e Partisë në Moskë (1954), Ramiz Alia ishte një prej figurave më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist në Shqipëri gjatë viteve 1985-1992.

Ramiz Alia dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Shqipërisë në prill të 1992, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992, dhe në pushtet erdhi koalicioni i djathtë i udhëhequr  Partia Demokratike.