Tiranë – Një kontingjent i përbërë prej 22 pjesëtarëve të Batalionit shqiptar për intervenime të shpejta sot shkoi me mision paqeruajtës në Afganistan.
Ceremonia solemne e dërgimit të ushtarëve profesionistë shqiptarë për në Afganistan u mbajt në Poshnjë të Beratit, ku është i stacionuar ky njesit i Forcave të armatosura të Shqipërisë.
Sikur edhe kontingjentet paraprake në përbërjen e Forcave ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë në Afganistan (ISAF) edhe ky do të stacionohet në bazën ushtarake turke “Kamp Dogan” në Kabul, ku bashkë me ushtarët shqiptarë bashkë me kolegët e tyre nga Turqia do të angazhohen në vendosjen dhe ruajtjen e qetësisë në këtë territor, ku ka kanosje prej aktiviteteve terroriste.
Deri më tani Shqipëria dërgoi 19 kontingjente në Afganistan, ndërsa ky është i dhjeti nga Batalioni për intervenime të shpejta nga Poshnja.
Një kontingjent i përbërë prej 22 pjesëtarëve të Batalionit shqiptar për intervenime të shpejta sot shkoi me mision paqeruajtës në Afganistan.
Thursday, 06 October 2011 19:27