Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 17:19

Si do të reagojë Madonna kur të shohë fotot e saj?

Fotografitë e mëposhtme janë vepër e fotografit Steven Klein, i cili në vitin 2008 i pati shërbyer asaj për një set fotografik.

Në hotelin “Gloria” në Rio de Janeiro ajo ka pozuar për kopertinën e revistës “W”.

Këto foto tregojnë këngëtaren e këngës “Material Girl” përpara disa vitesh, në moshën 51 vjeçare, në kohën kur ajo frekuentonte djaloshin brazilian Jesus Luz.

Një rast unik për t’i hedhur një vështrim trupit të këngëtares më të famshme, pa makiazh dhe pa zbukurime.

E veshur me bikini transparent 51 vjeçarja reflekton një trup elegant dhe pa asnjë gram dhjam!

Një trup mjaft muskuloz, mbase pak i ekzagjeruar për një 51 vjeçare që kërkon të krahasohet me një 20 vjeçare.

(LajmeShqip.com)