Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 15:33

E pandalshme! Megjithëse është quajtur si e dashura e Gianluca Vacchi-t, Melissa Satta  kthehet sërish në mbretëreshën e thashethemeve mbarëkombëtare, falë Kobe Bryant!

Sipas raportimeve të revistës italiane “Diva e Donna”, ish velina e programit “Striscia” është njohur me Kobe Bryant në diskotekë, një nga këto ditët që ai ka qënë në Itali për të luajtur me Virtus Bologna.

Në një diskotekë milaneze është realizuar një festë për të nderuar fenomenin e basketbollit amerikan, dhe Melissa ka bërë të pamundurën për të arritur që të ulej në tavolinën private të Bryant. …U tha, u bë!

Sikurse dëshmojnë edhe fotografitë, pasi janë larguar nga diskoteka në momente të ndryshme, Melissa është parë në hotelin e Kobe-it e veshur me tuta dhe atlete gjimnastike.

Sipas fotografive të publikuara nga “Diva e Donna” të dy janë larguar të ndarë nga lokali, për t’u rigjetur bashkë në hotel. Melissa Satta është larguar nga hoteli vetëm mëngjesin e së nesërmes… (LajmeShqip.com)