Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 17:10

Tiranë – Gjatë qëndrimit në Kombet e Bashkuaar në Gjenevë, Angelina Jolie bëri një lutje për refugjatët në Gjenevë, të martën, para Komiteti Ekzekutiv i Komisionerit të Lartë për Refugjatët (UNHCR). E veshur në të zeza, Angelina Jolie foli në Gjenevë për udhëtimet e saj të fundit në kampet e refugjatëve në Kenia, Somali dhe Afganistan, e cila ishte temrruar me atë që kishte parë atje.

Jolie, Ambasadore e Vullnetit të Mirë për agjencinë e OKB-së, ka publikuar një libër-memoar nga udhëtimet dhe përvojat e saj me njerëz të zhvendosur në Kosovë dhe Sri-Lankë. Ditarët e përshkruajnë shpresën dhe dëshpërimin e refugjatëve, të kthyerve dhe të të zhvendosurve, ku Angelina Jolie ka hasur gjatë udhëtimeve të saj në këto vende.

Ajo, si Ambasadore Vullnetare e UNCHR, para gazeatrëve në OKB është shprehur: “Është privilegj dhe kënaqësi të punosh për t’i ndihmuar të pastrehët dhe do të vazhdoj të punoj për ta edhe gjatë 10-vjeçarit të ardhshëm. U jam tepër mirënjohëse shumë familjeve të pastreha, me  të cilat kam patur nderin t’i kaloj vitet e fundit. Prej tyre kam mësuar shumë gjëra. Kam mësuar që të bëhem një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë. Ato më kanë frymëzuar mua, duke më treguar çdo ditë forcën e pathyeshme të shpirtit human.”

Ylli i bukurisë botërore, Angelina Jolie, aktore dhe ambasadore e OKB-së e vullnetit të mirë, edhe kësaj radhe në Gjenevë e ka përmendur Kosovën, duke folur për vuajtjet e refugjatëve në botë, të cilën gjë e kishin përjetuar edhe shqiptarët etnikë nën regjimin e Serbisë.

Do shtuar se Angelina Jolie, nga gushti 2001, udhëhoqi më shumë se 40 misione në terren, përfshirë këtu edhe Kosovën, siç tha edhe ajo vetë në Gjenevë, njofton nga Gjeneva agjencia informative “Presheva Jonë”. Angelina Jolie, gjatë vizitës në Kosovë (27-30 dhjetor 2002) ajo ka zhvilluar takime me refugjatë kosovarë të ktyher nga Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera të BE-së. Ajo kishte takuar edhe minoritetet në Kosovë, së bashku me paqeruajtësit e NATO-s dhe udhëheqësit lokalë gjatë një vizite treditore në rajonin e trazuar të Mitrovicës.

Aktorja fituese e Oskarit, një ambasadore e vullnetit të mirë, tha se ishte tronditur nga kushtet e refugajtëve kosovarë. “Njerëzit mendojnë se kur përfundon një luftë, çdo gjë kthehet në normale,” tha Jolie.

Angelina Jolie vizitoi zonën e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinën dhe qytetin e Mitrovicës, e cila mbetet një vatër e tensioneve. Aktorja, e cila u emërua, Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2001, vizitoi kampin e refugjatëve në disa rajone, duke përfshirë Sierra Leone, Tanzani dhe Pakistan. “Ne shpresojmë se vendet e pasura të vazhdojnë të jenë të përgatitur për të mbrojtur kauzën më të prekshme” dhe “për të mbajtur të hapur kufijtë e tyre”, ka thënë Angelina Jolie. Ajo foli si Odisea e refugjatëve nga Afrika e Veriut dhe kujtimin e 1500 prej tyre vdiqën në det duke u përpjekur për të arritur në Itali.