Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 15:46

Prishtinë – Zv/kryeministri Hajredin Kuqi i ka vlerësuar pozitivisht qëndrimet e ndryshme të subjekteve politike në Kosovë, sa i përket çështjes së veriut, duke mos e konsideruar këtë si mungesë të unitetit të faktorit politik në Kosovë.

Ai ka thënë se në çdo demokraci, të gjitha subjektet politike japin mendimet dhe argumentet e tyre, por është shumica ajo që vendosë.

Megjithë këtë, ai ka theksuar se procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në veri është i pandalshëm.

Ndërkaq, Kuqi nuk ka dashur t’i shtojë asgjë më shumë asaj që ka thënë kryeministri lidhur me bisedimet politike me Serbinë. (LajmeShqip.com)