Ajo është Gabrielle Solis, dhe jo Eva që keni parë gjithnjë!
Personazhi i “Shtëpiakeve të Dëshpëruara”, i luajtur nga e mrekullueshmja Eva Longoria, i është dashur të tregojë aftësitë e saja si kubiste për episodin e ardhshëm të këtij seriali.
Pas 38 ditësh pa bërë seks, Gaby përpiqet që të argëtojë veten dhe joshur bukuroshin e saj Carlos duke mësuar se si të kërcejë lap-dance.
Por pavarësisht ndihmës së klubit të striptistëve, Longoria nuk ja del me sukses deri në fund dhe rrëzohet në dysheme me kokë poshtë. Për këtë arsye, duke patur parasysh shfaqjen katastrofike mbi tub, ajo u zëvëndësua nga një striptist profesional.
Eva Longoria ka marrp disa ditë pushime mbas këtij incidenti që i ndodhi gjatë xhirimeve. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 05 October 2011 13:58 