Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 12:03

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha tha se do miratohet edhe udhëzimi për dhënien e hipotekave në Tiranë.

“Sot miratojmë udhëzimin për të shndërruar në realitet një premtim që kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës bëri për zhbllokimin e një kapitali pa jetë.

Me këtë rregullore pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime, të cilat në total vetëm me detyrimet e tyre çlirojnë një kapital deri në 800 milion euro.

Ky proces është bllokuar për shkak të burokracisë. Po të kemi parasysh efektin kolateral, leverdia është disa herë më e madhe,” tha Berisha.

Në të vërtetë shumë pallate nuk janë hipotekuar për shkak se kanë tejkaluar lejet e ndërtimit. Legalizimi i këtyre ndërtimeve do bëhet me udhëzimin e qeverisë.