Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 11:36

Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së qeverisë se “Shqipëria dixhitale në 100 vjetorin e pavarësisë” është objektivi i qeverisë shqiptare për të cilën ai kërkoi t’i jepet përparësi absolute edhe nga ministrat, madje dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm përparësi do të kenë projektet e moshës dixhitale.

“Është e domosdoshme të rishqyrtoni të gjitha projektet në përputhje me buxhetin e shtetit. Përparësi në buxhetin e vitit të ardhshëm kanë projektet e moshës dixhitale… pasi vetëm dixhitalizimi mund të ofrojë shërbimet më të shpejta dhe më transparente”- deklaroi kreu i ekzekutivit në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Do bëjmë gjithcka që tregu i 3G të bëhet sa më kompetitiv”- premtoi më tej kryeministri ndërsa shtoi se “po përgatisim kuadrin ligjor për 4 G”.
duke shtuar se – “Do bëjmë gjithcka do zhdukim cdo barrierë në mënyrë që lundrimi në internet të jetë i mundur për cdo qytetar”- tha kryeministri, duke shtuar se ka nisur dhe përgatitja e burimeve njerëzore.