Bani Valid – Djali i liderit të rrëzuar libian, Moamer gadafi, Seif al-Islam, ndodhet në Bani Valid, një nga dy bastionet e ithtarëve të Gadafit, ku po i udhëheq forcat ushtarake në mbrojtje nga krye
ngritësit, deklaroi komandanti i regjimit të ri, Adel Beniur.
Bani Valid, që ndodhet 170 kilometra në juglindje të Tripolit, dhe vendlindjes së Gadafit, Sirt, në pjesën veriore të vendit, janë dy vendet e fundit të cilat po arrijnë të mbrohen nga forcat e Këshillit nacional kombëtar.
“E arrestuam gjeneralin e brigadave të Gadafit dhe ai na tha se Seif al-Islam ndodhet në Bani Valid dhe prej atje po kryeson me operacionet ushtarake”, theksoi beniur.
Autoritetet e reja libiane tashmë disa javë po tentojnë ta marrin kontrollin mbi qytetet Sirt dhe Bani Valid, duke mos pasur sukses të bëjnë depërtim më të madh se deri tek paralagjet.
Wednesday, 05 October 2011 09:44