Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 10:15

Brazil – Para dy netësh grupi legjendar i rockut Guns N’Roses ka dhënë shfaqje në Brazil.

Askush nuk e kishte pritur që ai që ishte ikona e një rokeri, të kishte ndryshuar aq shumë!

Lideri 49-vjeçar Axl Rose u ngjit në skenën e festivalit “Rock in Rio” i shpërfytyruar, duke u përpjekur që të mbulonte pamjen e tij nga një kapele dhe pallto të madhe.

Duket se Rose ka shtuar një sasi të madhe kilogramësh gjatë këtyre viteve, duke u krahasuar me pamjen e tij elegante më 2006-ën në MTV Video Music Awards.

Nuk është hera e parë që Rose i shokon fansat e tij me pamjen e tij, pasi jo më larg se në janar të vitit 2010 ai i shokoi ata me mbipeshën e tij shokuese.

Ishin pikërisht përmasat e tij që e çuan rivalin e tij Scott Weiland që ta quante “fytyë e dhjamosur me botox dhe paruke”. (LajmeShqip.com)