Lajme Shqip Wednesday, 05 October 2011 09:20

Angli – Kur ata shpallën bashkimin e Robbie-t me pjesëtarët e tjerë të grupit Take That admirues në mbarë botën u lumturuan.

Por tashmë Gary Barlow ka rrëfyer se Robbie i është larguar sërish grupit, duke konfirmuar se grupi mbetet me 4 pjesëtarë: Mark Owen, Jason Orange, Howard Donald dhe ai, Gary Barlow. 40 vjeçari, jurist i X-Factor UK, në një intevistë për Radio Times ka thënë:

“Ne u bashkuam vetëm për një album dhe bëmë një tur botëror ku të gjithë ishin shumë shumë të kënaqur. Të gjithë ishin të kënaqur!

…Por tani Rob është angazhuar me një album të tijin solo dhe nga ky këndvështrim mund të themi se ai u kthye atje ku ishte. Eksperienca jonë e kësaj here ishte e mrekullueshme! 5-shja jonë përfundoi në mënyrë të mrekullueshme dhe mund të themi se ai mund të kthehet tek ne kur të dëshirojë. Sa herë që ai do të dëshirojë të bëj pushim nga karriera e tij prej ‘Robbie Williams’ ne e mirëpresim për t’ju bashkuar grupit. Është i mirëpritur kur të dojë!”

Më 2010-ën Take That shpallën se do të performonin si një grup i bashkuar, më në fund pas 16 vitesh. Ata performuan bashkë turin “Progress Live 2011”. I ngacmuar nga gazetari rreth mosmarrëveshjeve që ka patur ai me Robbie-n në të kaluarën, Gary ju përgjigj:

“Nuk do të ishte e ndershme po të thoja që Robbie ishte ai që kishte tepër ego, pasi edhe mua nuk më lë egoja pas, dhe sidomos në moshën që ne ishim atëhere, 20 dhe 24 vjeçare! Por tani që jemi rikthyer, kur unë isha 38 dhe Robbie 34, jemi takuar duke thënë “Hajde ta diskutojmë”.”

Megjithëse grupi “Take That” nuk ka treguar për plane të afërta, ata kanë përgënjeshtruar zërat e shkrirjes së tyre. Për momentin grupi është duke bërë pushime pasi lideri i tyre Barlow është i angazhuar me X-Factor, po ashtu edhe Robbie me albumin e tij solo. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i tyre. (LajmeShqip.com)