Washington – SHBA-ja ofroi shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh për informatë për vendin në të cilin gjendet lide
ri i Al Kaedës në Irak, Ibrahim Avad Ibrahim Ali al Badri, i njohur si Abu Dua.
Departamenti i shtetit publikoi sot se ai gjendet në listën e terroristëve të njohur. Masa do të thotë se ngrihen të gjitha llogarit eventuale të tij nën jurisdiksionin e SHBA-së dhe u ndalohet qytetarëve amerikanë t’i ofrojnë ndihmë materiale.
Në kumtesën e Departamentit të shtetit gjithashtu thuhet se nga programi “Shpërblime për jurisprudencën” do të ndahen dhjetë milionë dollarë për informatë për vendin në të cilin fshihet Abu Dua, i cili është i akuzuar se i udhëheq operacionet masive të Al Kaedës në Irak. Mes sulmeve është edhe sulmi vetëvrasëse me bombë kundër xhamisë sunite në Bagdad, më 28 gusht, ku humbën jetën 28 persona, ndërsa 37 u lënduan.
Tuesday, 04 October 2011 18:38