Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës nënshkroi sot marrëveshje për ripramim
me Mbretërinë e Suedisë.
Pas nënshkrimit të marrveshjes, ministri kosovar, Bajram Rexhepi, tha se kjo është vazhdimësi e punës së MPB-së për agjendën evropiane dhe liberalizimin e vizave.
Ndërkaq, ministri për Integrim dhe Azil i Suedisë, Tobias Billstrom, tha se të gjithë atyre që nuk iu është pranuar kërkesa për azil dhe ata që e kanë thyer ligjin do të kthehen në vendin e origjinës.
Ministri kosovar bëri të ditur se në ditët në vijm pritet që të nënshkruhen marrëveshje ripranimi edhe me Hungarinë dhe Kroacinë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 17:44