Prishtinë – Kryekuvendari kosovar, Jakup Krasniqi, tha se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar në Vjenë, dhe nuk i sheh të nevojshme bisedimet e reja. Madje, ai tha se në rast të bisedimeve të tilla, duhet të ndryshohet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila lejon vetëm bisedime të karakterit teknik.
Bisedimet e reja politike me Serbinë, të cilat u paralajmëruan nga kryeministri Hashim Thaçi, kryekuvendari Jakup Krasniqi i sheh të panevojshme. Ai tha se Kuvendi nuk ka një material zyrtar që të prononcohet rreth këtyre bisedimeve dhe po pret përmbylljen e fazës së bisedimeve teknike, të cilat aktualisht janë ndërprerë.
Krasniqi përkujtoi edhe rezolutën që ka nxjerrë Kuvendi, e cila lejon vetëm bisedime të karakterit teknik.
Au i bëri komentet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u përcaktua rendi i ditës për seancën plenare që mbahet të enjten. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 15:17