Prishtinë – Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha se Komisioni Evropian do të rekomandojë së shpejti
hapjen e dialogut për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Kosova shumë shpejt pritet të fillojë me Komisionin Evropian dialogun për procesin e liberalizimit të vizave.
Ajo tha se pas vizitës së komisionit vlerësues të Komisonit Evropian, hapja e dialogut më nuk vihet në dyshim. Çitaku thekson se e ka parë raportin e komisionit vlerësues dhe prêt që rekomandimi nga KE të bëhet shumë shpejt.
Ndryshe, edhe eurokomisarja e Punëve të Brendshme, Sesilia Malmstrom, deklaroi mbrëmë se Kosova ka realizuar përparim të konsiderueshëm në negociatat me Brukselin për liberalizimin e vizave dhe se gjatë muajve të ardhshëm do të rekomandojë fillimin e dialogut formal për liberalizimin e vizave me Kosovën. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 14:54