Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 14:04

Tiranë – Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX,  Xavier Bout de Marnhac, do të mbërrijë të mërkurën për një vizitë në Tiranë me ftesë të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, bëri të ditur sot zyra për shtyp e MPJ-së.

Të mërkurën, në orën ora 10:00, z. Haxhinasto do të zhvillojë bisedime me shefin e EULEX, de Marnhac dhe më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shefi i EULEX-it do takohet më pas me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani dhe do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes komponentit të Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë.