Tiranë – Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetësim te thellë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave. Aleanca Kuq e Zi pretendon se disponon fakte të abuzimeve gjatë zhvillimit dhe ecurisë së regjistrimit të popullsisë.
Gjithnjë e më tepër po vërtetohen shqetësimet e Aleancës Kuq e Zi të parashtruara e ngritura që në fillimet e këtij procesi. Abuzimet konstatohen në tërësi të procesit duke përfshirë si regjistruesit edhe të regjistruarit.
Theksojmë se:
Manipulimi ka arritur kulmin në fshatin “Shën Gjergj” të Korcës, ku banorët me emra myslimanë po vetëdeklarohen me kombësi Greke.
Disponojmë të dhëna që shumë regjistrues (anketues) po përdorin lapsin në plotësimin e formularit duke lënë hapësira për abuzim dhe ndryshime të të dhënave.
Shumë qytetarë po fotokopjojnë formularin e regjistrimit për ta përdorur si dokument në Konsullatën Greke. Sipas informacioneve të marra është mëse e qartë se këtu është i përfshirë Konsulli Grek, i cili ka vendosur të shpërblejë qytetarët me një sasi të hollash në këmbim të deklarimit të kombësisë greke. Konsullata ka vendosur njerëz në rolin e sekserit, të cilët ndërmjetësojnë këtë veprim abuziv.
Përfaqësues të Ambasadës Maqedonase u kanë kërkuar qytetarëve në zonën e Gollobordës të deklarohen me kombësi maqedonase. Gjithashtu, kanë kërkuar përzgjedhjen e disa regjistruesve në këto zona.
Me mijëra militantë partiakë janë kontraktuar si regjistrues duke kontrolluar politikisht këtë proces e duke u shpërblyer me mundësi punësimi nga ana tjetër. Shumë prej të punësuarëve si anketues nuk kanë kualifikimin e duhur arsimor për të qenë pjesë e këtij procesi, sipas parametrave të kërkuar nga BE.
Qindra nga regjistruesit po zhvillojnë propagandë partiake e anti-patriotike gjatë procesit të regjistrimit, si dhe fyerje ndaj Aleancës Kuq e Zi në shumë prej familjeve ku po intervistojnë.
Procesi zhvillohet tërësisht në mënyrë joprofesionale dhe nën presionin e shtetit apo nëpërmjet të ashtuquajturave “sanksione” anti-ligjore.
Duke marrë shkas nga këto arsye, Aleanca Kuq e Zi deklaron se procesi i Census-it në Shqipëri mbart këto probleme:
Tuesday, 04 October 2011 13:28