Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 13:18

Shkup – Në mesditën e sotme shpërtheu zjarr në teatrin e Shkupit në ndërtim, afër Lumit Vardar. Raportohet se aty po digjet konstruksioni i çatisë së objektit.

Ekipet e Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, me gjashtë automjete po e shuajnë zjarrin i cili tani për tani është lokalizuar vetëm në çati.

Nuk është e njohur si është shkaktuar zjarri.