Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 13:17

Tiranë-Drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, Ferdinand Shehu është shkarkuar nga ky post. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t Shpresa Muha bëri me dije se shkarkimi erdhi si pasojë e mungesës së integritetit moral.

Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia me motivacionin për mungesë integritetit personal. Sipas vendimit të shkarkimit të Shehut bëhet e ditur se ky I fundit ka shkelur performancën e detyrimeve ligjore duke mashtruar dhe manipuluar.

Sipas këtij vendimi Ferdinand Shehu nuk ka deklaruar 4 vjet punë në hetusinë e qytetit të Vlorës.