Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 12:27

Angli – Aktoren e famshme të filmit “Twilight” jemi mësuar ta shohim në skriptet e këtij filmi, ku dialogjet janë të paracaktuar nga regjizori Stephen Meyer.

Por kur bëhet fjalë për çështjet reale të dashurisë ajo di të flasë vetë…

Dhe këtë gjë e bën mjaft mirë për revistën Glamour, të muajit nëntor:

“Për mendimin tim, që të arrish të mbash një lidhje të mirë duhet që të jesh i sinqertë dhe mbi të gjitha të njohësh veten tënde. Është e rëndësishme që njeriu të di se çfarë do.”

Kristen 21 vjeçare ra në dashuri me kolegun e saj Robert Pattinson pas përfundimit të xhirimeve të serisë së dytë “New Moon”. Duke i parë mirë fotografitë kuptohet përse Pattinson u dashurua me të.

Me një veshje ku ka kombinuar atë sportive me atë seksuale, ajo duket e mrekullueshme. Por e preferuara e saj mbetet ajo me uniformë jeans, flokët e kapur bishtkali dhe pak makiazh. Dhe pikërisht për shkak të tendencës së saj për t’u veshur vetëm me xhinse dhe atlete, ajo ka treguar:

“Për një kohë të gjatë jam dukur si një djalë, por tani kam ndryshuar. Tani ndjehem femër.”


E megjithatë asaj i pëlqen që të jetë tipe, aq tipe sa të jetë shok me një tip si Taylor Lautner, i cili realisht është një mik mjaft i mirë i saj. Asaj i pëlqen të rri me të, madje edhe të shohin filmin bashkë.

“Është kënaqësi të ulesh dhe të shohësh film me të. Në fakt, ne e kemi bërë! Unë dhe Taylor jemi fansa të Twilight-it, prandaj mund të ulemi dhe të humbasim fare në film. Ndërsa kur ulem për ta parë me Robin… edhe ai e pëlqen filmin, por ai ka një energji krejtësisht ndryshe të të përjetuarit të këtyre ngjarjeve!”

Intervista e plotë e saj do të publikohet më 11 tetor, ndërsa pjesa e katërt e Twilight, “Breaking Down – Part 1” do të publikohet më 16 nëntor. (LajmeShqip.com)