Washington – Më shumë se gjysma e amerikanëve presin fitore të kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor të vitit të ardhshëm, tregojnë rezultat e anketës më të re të gazetës “Washington Post” dhe televizionit “ABC News”.
Anketa tregon se 55 për qind e amerikanëve presin që republikanët të kthehen në Shtëpinë e Bardhë, përderisa 37 për qind besojnë se Barack Obama do të fitojë një mandat të ri.
Tetë për qind nga të anketuarit ishin të pavendosur.
83 për qind janë përgjigjur se kandidati i tyre do të fitojë në zgjedhjet në muajin nëntor të vitit 2012, edhe pse nuk kanë vendosur për cilën parti do ta japin votën e tyre.
Anketa është zbatuar prej 29 shtatorit deri më 2 tetor.
Tuesday, 04 October 2011 10:18