Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 09:58

Zvicër – Angelina Jolie u nderua të hënën në Gjenevë nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për të Pastrehët për ndihmën e saj humanitare të jashtëzakonshme përgjatë dekadës së kaluar.

Përpara një audience me 200 njerëz, zyrtarë qeveritar, diplomatë dhe donatorë, ajo u nderua për emrin që ka mbajtur gjatë 10 vjeçarit të kaluar: Ambasadore Vullnetare e UNCHR. Për këtë ajo është shprehur përpara të gjithëve:

“Është nder të punosh për të ndihmuar të pastrehët (refugjatët) dhe do të vazhdoj të punoj për ta edhe gjatë 10 vjeçarit të ardhshëm.

U jam tepër mirënjohëse shumë familjeve të pastreha që kam patur nderin të kaloj vitet e fundit me ta. Prej tyre unë kam mësuar shumë. Kam mësuar që të bëhem një njeri më i mirë dhe një nënë më e mirë. Ato më kanë frymëzuar mua duke më treguar çdo ditë forcën e pathyeshme të shpirtit human.”


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktorja 36 vjeçare gjatë kësaj dekade ka vizituar pothuajse 30 shtete përreth botës si një Ambasadore Vullnetare e UNHCR-së, përfshirë Tunizinë, Turqinë, Maltën, Italinë dhe Kosovën. (LajmeShqip.com)