Washington – Senati amerikan votoi për ligjin me të cilin do të detyrohet Kina ta rrisë vlerën e valutës së saj.
Parashtruesit e projekt-ligjit pohojnë se kjo masë do të ndihmojë për krijimin e vendeve të punës. Kina paralajmëron nga ana e saj, se kjo masë mund të shkaktojë luftë tregtare.
Projekt-ligji në të cilin Kina nuk përmendet, do të lejonte që Qeveria amerikane të vendosë tarifa ndëshkuese për shtetet të cilat e subvencionojnë eksportin që të ruajnë vlerë të ulët të valutës së tyre.
Projekti ka mbështetje nga demokratët dhe republikanët, por Shtëpia e Bardhë sillet me kujdes ndaj ndërmarrjes së masave njëpalëshe ndaj Pekinit. Kompanitë udhëheqëse amerikane janë me të njejtin qëndrim si edhe Shtëpia e Bardhë, njoftojnë mediat amerikane.
Tuesday, 04 October 2011 09:37