Lajme Shqip Tuesday, 04 October 2011 09:02

Damask – Forcat siriane të sigurisë gjatë tre ditëve të fundit kanë arrestuar më shumë se 3.000 persona në qytetin Rastan, njoftuan aktivistë lokalë për të drejtat e njeriut.

Grupi Komitete koordinuese lokale publikoi se luftimet në qytet janë ndërprerë, pasi që në operacionet ushtarake të ndërmarra nga autoritetet jetën e kanë humbur dhjetëra persona. Sipas një aktivisti nga Rastani, të arrestuarit po mbahen në fabrikën për çimento, në shkolla dhe në qendrën sportive.

Gjatë javës së kaluar armata luftonte kundër qindra ushtarëve të dezertuar, të cilët iu bashkangjitën demonstruesve antiqeveritarë në Rastan. Luftimet në qytet i rritën druajtjet se Siria ndoshta lëvizë drejt luftës qytetare.

Forcat e sigurisë, gjithashtu tentojnë të ballafaqohen me rezistencën e rritur të atmatosur në rajonin e qytetit Homs. Aktivistët e tyre janë orientuar drejt lagjes Talbiseh, ku sipas aktivistëve gjatë dy ditëve të kaluara janë arrestuar dhjetëra persona. Në operacionin ushtarak ka pasur edhe persona të vrarë dhe të lënduar.