Bagdad – Së paku 20 persona e humbën jetën sot gjatë sulmit të forcave irakiane të sigurisë ndaj një objekti policor, në afërsi të qytetit irakian Ramadi, ku persona të armatosur mbanin pengje.
Në operacionin në qytetin Al Bagdadi janë vrarë nëntë sulmues të armatosur, ndërsa sipas burimeve policore ndërmjet të vrarëve është edhe shefi i policisë lokale.
Sipas versionit fillestar, sulmuesi vetëvrasës me bombë ka hedhur veten në erë para hyrjes kryesore të kompleksit, ku përveç selisë së policisë, ndodheshin edhe zyre të prefektit dhe të këshillit të qytetit.
Pas shpërthimit, grupi i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka marrë si pengje së paku 25 persona, mes të cilëve edhe funksionarë të lartë të policisë.
Al Bagdadi ndodhet 150 kilometra në veriperëndim të Bagdadit, në provincën sunite Anbar.
Monday, 03 October 2011 20:56