Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 15:33

Dimitri Tsykalos është artisti rus që ka gdhendur këto perime të freskëta në formën e një kafke të frikshme. Pasi i gdhend perimet, i lë ato të thahen dhe pastaj i fotografon.

Ai tregon se preferon të punojë me mish, perime dhe fruta, në vënd të baltës, mermerit apo drurit.

“Unë i zgjedh me kujdes materialet në varësi të madhësisë, fortësisë dhe ngjyrës. Ato nuk duhet jenë as shumë të pjekur, por as shumë të fortë. Skulptura është një proçes delikat dhe i përpiktë, që kërkon saktësi kirurgjikale.

Unë përdor pe, sëpatë, thika kuzhine, lugë, pirunj, bisturi, darë dhe tamponë pambuku. Pasi kam përfunduar me gdhëndjen, lë oksidimin që të bëj punën e vet duke i lënë të thahen për disa ditë në zyrën time. Janë pikërisht mizat kur grumbullohen rreth tyre që më bëjnë të kuptoj se ka ardhur koha për t’i fotografuar.” (LajmeShqip.com)