Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 11:21

Tiranë – Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka deklaruar se, po punohet për zbardhjen e vrasjes së Skerdilajd Konomit.

Halimi ka folur edhe një herë mbi këtë ngjarje nga qyteti i Pogradecit ku ishte për një vizitë  pune.

Ministri i drejtësisë ka pranuar se ka patur një bashkëpunim të mirë mes prokurorisë dhe policisë dhe tashmë po punohet fort edhe për gjetjen e autorëve.

Gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra 2 javë më parë në qytetin e Vlorës gjatë një atentati me tritol që ishte vendosur në automjetin që ai udhëtonte.

Pista e mundëshme ku po hetohet për vrasjen e konomit është ajo e konflikteve të pronësisë.