Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 10:57

Një tjetër ngjarje e dhunshme ka ndjellë pasigurinë për qytetarët e Vlorës. Mbrëmë rreth orë 1 pas mesnate është djegur automjeti i shefit të policisë bashkiake të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës në lagjen “Isa Boletini” ku dy persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së drejtorit të policisë bashkiake Ardian Veliu.

Sipas policisë menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrëfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërsa dy autorët duke përfituar nga errësira janë larguar nga vendngjarja.

Fatmirëshisht nuk ka të lënduar nga zjarri por policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë e motiveve të ngjarjes.