A të jetë vallë e vërtetë?
Katarina Knezevic, bukuroshja malazeze 20 vjeçare flet hapur dhe qartë për gazetat italine në lidhje me raportin e saj me Silvio Berlusconin, që para pak ditësh mbushi 75 vjeç.
“Jam e dashura e Silvio Berlusconit dhe jetoj në Arcore. Atje ku është ai jam edhe unë, e ndjek gjithandej. Marrëdhënia jonë nuk është ndonjë mister, pavarësisht se i kemi evituar gjithnjë mundësitë që të na fotografonin bashkë.
Isha 18 vjeçe kur Silvio sapo ishte ndarë nga gruaja e tij. U takuam bashkë në Milano, gjatë një inagurimi. Jemi bashkë që kur bëri bujë çështja Noemi dhe që u nda nga gruaja. Nuk i kam bërë asnjëherë shantazh. Janë të tjera ato që e kanë shfrytëzuar dhe tradhëtuar.”
Ky rrëfim kaq i hapur por dhe i ftohtë, duket i habitshëm. E megjithatë, emri i Katarinës ka qënë i përfshirë në përgjimet që i janë bërë disa vajzave. Shumë prej të përgjuarave e kanë konsideruar si të çmendur dhe mjaft të rrezikshme, sëbashku me motrën e saj binjake. Por edhe ndaj kësaj akuze ajo përgjigjet pa asnjë dyshim:
“Këto vajza flasin vetëm nga zilia. Duan të jenë në vëndin time, por ngaqë nuk ja kanë arritur tani janë të gatshme të thonë çdo gjë për mua dhe familjen time. Nuk i kam bërë asnjëherë shantazh Berlusconit. Nuk do të mund ta bëja, pastaj… në fund të fundit as që më nevojitet!”
Këto fjalë në një farë mënyre hedhin dritë mbi thashethemet për të dashurën adoleshente misterioze të Berlusconit, që qarkullonin prej kohësh. A të jenë të vërteta fjalët e ish Miss-it të Malit të Zi? (LajmeShqip.com)
Sunday, 02 October 2011 10:25 