Lajme Shqip Sunday, 02 October 2011 08:29

Ajo mund të jetë vërtetë një ndër aktoret televizive më të paguara, por kjo nuk do të thotë që Eva Longoria të jetë edhe ylli i ekranit të vogël për stilin e veshjes.

 

Aktorja seksi e serialit televiziv “Shtëpiake të Dëshpëruara”, prej së cilës fiton 13 milion dollarë në vit, është shfaqur gjatë fundjavës me një fustan me pupla, që pavarësisht emrit të mirë të stilistes Alberta Ferretti, Longoria është dukur tepër qesharake.

 

Megjithëse opinionet kanë qënë të ndryshme, ka patur edhe nga ata gazetarë që e kanë përshkruar si “Eva me pupla”. (LajmeShqip.com)