Prishtinë – Gazeta e përditshme kosovare, Kosova Sot, sjellë intervistën me Piter Fejt, shef i Zyrës së ICO, në Kosovë.
Në intervistën e tij, Fejt deklaroi se nuk do të ketë negociata për zgjidhjen e krizës së Veriut të Kosovës, e as që ka baza për bisedime të veçanta të delegacionit të Serbisë me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
“Mendoj se është shumë e rëndësishme që marrëveshjet e arritura gjatë dialogut të zbatohen në mënyrë të drejtë. Ekziston marrëveshje për vulat doganore dhe tani duhet ta shohim fillimin e rrjedhave tregtare. kështu që nuk ka nevojë për bojkot të tregtisë ose masa reciproke. Duhet të kemi qarkullim të lirë, liri të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, që është pjesë e bashkëpunimit rajonal, si kusht i rëndësishëm për BE-në”, deklaroi Fejt për gazetën e Kosovës “Kosova sot”.
Ai e përkrahë qëndrimin se në vendkalimet në Veri të Kosovës nuk ka kthim të gjendjes para 25 korrikut.
Fejt konsideron se gjendja në Veri të Kosovës është e kompleksuar dhe se po ndryshohet shumë shpejtë dhe mund të bëhet shumë jostabile.
Saturday, 01 October 2011 09:25