Lajme Shqip Friday, 30 September 2011 11:34

Mitrovicë -Kampi Belvedere, i ndërtuar nga kontigjenti francez i KFOR-it, i është kaluar sot zyrtarisht në kompetenca Komunës së Mitrovicës, për shfrytëzim nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili po qëndron në Mitrovicë, ka falënderuar për këtë kontigjentin francez të KFOR-it.

Ai ka bërë të ditur se aty do të akomodohen Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të Regjionit të Mitrovicës, të cilat do të kenë kushte më të mira të funksonimit. (LajmeShqip.com)