Londër – Shiloh dha Zahara po shndërrohen në zonjusha të vogla. Të shoqëruara nga mamaja e tyre Angelina Jolie, motrat 5 dhe 6 vjeçare shkuan në një sallon bukurie për të shpuar veshët e tyre. Zahara është parë të dalë nga salloni me vathët e parë të veshur.
Sipas burimeve të “The Sun”, vajza më e madhe zgjodhi një palë vathë rrezatues prej 18 karatësh dhe ja ka drejtuar mamasë për t’ia blerë. Eksperienca e parë me pistoletën shpuese për veshin ka qënë shumë e dhimbshme për vogëlushen, e cila ka ulëritur dhe shpërthyer në lot.
Kështu që motra e saj më e vogël Shiloh, kur e ka parë ka ndërruar menjëherë mëndjen dhe nuk ka pranuar që të bëhet me vath. Për t’i bërë që të harronin këtë tronditje që pësuan dhe për t’u ndjerë të veçanta, Angelina u bleu nga një dhuratë të dyjave.
Jolie është duke ndenjur për momentin në Londër, ndërkohë që Brad Pitt po xhiron filmin World War Z. Përpara disa ditësh Angelina ka shkuar për një vizitë në shtëpinë e Gwen Stefani, me djalin e së cilës Kingston, 5 vjeçar, fëmijët e saj kanë luajtur dhe argëtuar pa masë. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 11:02 