Shkup – Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili prej dje po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, sot do të vizitojë Tetovën, Gostivarin dhe Ohrin.
Erdogan, sot paradite do të vizitojë Çarshin e Vjetër të Shkupit, Xhaminë e Mustafa-pashës dhe Muzeun e luftës së Maqedonisë. Më pas niset për në Tetovë, ku do të vizitojë Xhaminë e Larme dhe Arabati Baba Teqen. Erdogan pas Tetovës, do të vizitojë Vrapçishtin dhe Gostivarin, ndërsa qëndrimin dyditor në Maqedoni do ta rummbullaksojë me vizitën në Ohër.
Për shkak vizitës të kryeministrit turk, në Tetovë, Gostivar dhe Ohër do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.
Kryeministri turk Erdogan, dje në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni, kishte takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Greuevski, kryetarin e Kuvendit Trajko Vlejanoski dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Bashkëshortet e kryeministrave të Turqisë dhe Maqedonisë, Emine Erdogan dhe Borkica Gruevska, para dite do ta vizitojnë Spitalin evropian të syve në Shkup.
Friday, 30 September 2011 10:40