Sipas këshillave të Ashton-it, do të ishte mirë që të mos flasim fare për gjërat që nuk i dijmë me siguri. Por showbizi këtë punë ka, gërmon aty ku nuk do ti!
Pas thashethemeve të ndarjes së tyre që kanë tërhequr vëmëndjen e mbarë mediave ndërkombëtare, Ashton Kutcher ka reaguar duke komentuar dje në profilin e tij në Twitter:
“Ju (i referohet gazetarëve) pretendoni se dini atë gjë për të cilën nuk ja keni haberin fare! Kështu ju tallni b****n me mua dhe veten tuaj!”
Ndërsa bashkëshortja e tij prej 6 vitesh Demi Moore, nuk ka bërë ende asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për ta mbështetur apo jo situatën që është krijuar. Por megjithëse ajo i ka bërë bisht ballafaqimit të problemeve të tyre, ka cituar në profilin e saj shprehje të filozofëve grekë, si:
“Kur ndjehesh e fyer nga çdo gabim i mashkullit, kthehu nga vetja dhe analizo dështimet e tua. Vetëm atëhere do të të venitet mëria.”
Komentet e Demit janë pothuajse shumë të qarta. Një shprehje popullore e shpjegon mjaft mirë “Ku ka zë, nuk është pa gjë!”. (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 10:17