Përpara tre vitesh kur e ushqente djalin e saj Harlow ende me gji, Nicole Richie ka thënë “Mua nuk më pëlqen me të vërtetë gjoksi i madh!”. Por sigurisht që me kalimin e kohës ndryshojnë edhe mendimet!
Sipas burimeve të US Weekly, Nicole, personazh mjaft i njohur i modës, e ka bërë gjoksin e saj këtë verë. Megjithëse mësohet që të jetë shprehur mes miqsh edhe më parë se do t’i kishte pëlqyer që t’i frynte pak gjinjtë e saj, asnjëherë ata nuk e kanë marrë aq seriozisht.
Dhe pikërisht më 24 shtator, gjatë pushimeve me shoqërinë në Mexico, ajo është shfaqur me një gjoks i cili bën kontrast të madh me atë të para një viti.
Por siç konfirmojnë edhe burimet për të përditshmen amerikane, stilistja e ‘House of Harlow’ ka dashur ta përmirësojë pamjen e gjoksit të saj, pasi ushqyerja me gji që i ka bërë fëmijës ja ka shkrirë edhe atë gjoks të pakët që kishte! (LajmeShqip.com)
Friday, 30 September 2011 09:21 