Tokio – Një tërmet me intensitet prej 5,6 ballëve e goditi prefekturën japoneze Fukushima, në pjesën veriore të Japonisë, rreth orës 7 e 5 minuta sipas kohës lokale, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze.
Tërmeti nuk ka shkaktuar probleme në punën e bërthamores “Fukushima”, e cila është dëmtuar në mënyrë serioze gjatë goditjes së tërmetit dhe cunamit më 11 mars të këtij viti, duke shkaktuar avari bërthamore.
“Tërmeti nuk e ka prishur punën e bërthamores qendrore lokale “Fulushima 1″”, deklaroi zëdhënësja e kompanisë e cila menaxhon me centralin “Tokio Elektrik Pauer”.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në rreth 240 kilometra në verilindje të Tokios.
Për shkak thellësisë jo të madhe të tërmetit, ai është ndjerë në pjesët qendrore dhe lindore të ishullit japonez Honshu dhe në 14 prefektura, midis të cilave edhe rajoni në afërsi të kryeqytetit Tokio.
Agjencia meteorologjike japoneze ka shpallur rrezik nga paraqitja e cunamit për bregdetin lindor të ishullit Honshu, por disa minuta më vonë rreziku është tërhequr.
Thursday, 29 September 2011 14:32