Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 14:37

Napoli – Një rast mjaft i çuditshëm ka ndodhur në provincën e Napolit. Kryetari i bashkisë së Sant’Anastasia ka qënë i ftuar në dasmën e një vëndasi dhe, për dhuratë i ka çuar një pako me preservativë. Ashtu siç e ka shpjeguar edhe vetë ai, dhurata ka qënë e qëllimtë, për t’ia bërë të qartë të gjithëve që “Në këtë vend është e ndaluar lindja e fëmijëve”.

Aq sa mund të na tingëllojë neve e çuditshme, realisht nuk është. Sant’Anastasia është një qytet i dënuar për t’u asgjesuar dhe kjo për një arsye mjaft të rëndësishme. Sipas ligjit rajonal 21 të 2003, zona e Sant’Anastasia është përcaktuar si një zonë rreziku, ose më mirë si një zonë që nuk mund të banohet, jo vetëm për shkak të kraterit të Vesuvios, por edhe të rrezikut hidrogjeologjik.

Kjo është arsyeja që në këtë zonë nuk lejohet më që të shtohet popullsia. Kush dëshiron të zgjerojë familjen e tij, së pari duhet të mendojë për shpërnguljen e banimit dhe pastaj të mos i trëmbet askujt që t’i thotë: “Ti s’mund të bësh fëmijë!”. (LajmeShqip.com)