Lajme Shqip Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 18:43

Prishtinë – Komisioni Evropian do të rekomandojë që Serbisë t’i ofrohet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, por data e fillimit të bisedave do të kushtëzohet me përparimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, njoftojnë diplomatët evropianë.

Agjencia Reuters citon diplomatët perëndimorë të kenë thënë se vendimi për datën e fillimit të negociatave do të shtyhet për gati një vit, atëherë kur Komisioni Evropian do ta përgatisë një raport të ri të bazuar në vlerësimin nëse ky kusht është plotësuar.

Por shqetësimi rreth tensioneve në Kosovë do të thotë se BE-ja nuk është e gatshme që në këtë moment t’i nisë negociatat e pranimit. Planet e Komisionit Evropian mund të ndryshojnë gjatë javëve që vijnë nëse situata mes Kosovës dhe Serbisë përkeqësohet më tutje, raporton agjencia Reuters.